Welcome to
Global Entrepreneurship Academy
Trainings
Learn all the necessary steps you need to achieve success
Learn
The key factors to succeed in business
previous arrow
next arrow
PlayPause
Slider

GEA

Shkolla Amerikane E Suksesit

Trajnim Multidimensional Sipermarrje & Menaxhim​
Trajnim Multidimensional Ekspert Imobiliar
Courses
#1

Trajnim Multidimensional Sipermarrje & Menaxhim

Ky Trajnim Multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege multi-dimesionale.
➞ Menaxhimi në të gjitha dimensionet e tij – Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategji Marketingu dhe Marketing Digjital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim digjital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuri Kontabiliteti për menaxherët dhe sipërmarrësit, si dhe Planifikim financiar
➞ Fuqia e Lidershipit, Lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot, në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
➞ Funksionimi Ligjor dhe financiar i një organizate biznesi.
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura, për shit-blerje online.
➞ Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri, do të sillen tek ju, nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.
#2

Trajnim Multidimesional Ekspert Imobiliar

Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
– Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
– Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme
– Vlerësimi i pasurive të patundshme
– Regjistrimi i pasurive të patundshme
– Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
– Strategji marketingu për të maksimizuar transaksionet imobiliare
– Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme
Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.
– Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave
– Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit dixhital
– Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar
Trajnerët do të jene Profesore, por edhe ekspertet me te mire te fushes.
Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.

Shkolla Amerikane e Suksesit

Misioni

Të jemi një faktor i rëndësishëm dhe me ndikim, në promovimin e rolit të sipërmarrjes në shoqëri. Të zhvillojmë iniciativa te reja dhe inovative, të sfidojmë status-quonë, për te zhvilluar dhe rritur në nivele të larta, të njëjta me ato perēndimore, aftësitë sipërmarrëse, jo vetëm te sipërmarrësit e ekzistues, por edhe më shumë te sipërmarrësit e rinj.

Vizioni

Të realizojmë të gjitha trajnimet që janë të nevojshme për sipërmarrjen. Të bëhemi institucioni numër 1 në të gjithë teritorin ku flitet shqip dhe të krijojmë një vlerë të shtuar dhe konkuruese në kapacitetet njerëzore të sipërmarrjeve.

Vlerat tona

Misioni i ndryshimit - profesionalizmi - mendësia e arritjes - integriteti - energjia pozitive - dashuria njerëzore - ndjekja e ëndrrës

Get in touch

Location

Blvd “Bajram Curri” ETC Tirana, Albania

Contact Us

Phone : + 355 69 202 0558

Email : info@academyentrepreneurship.com

Scroll to Top

become part of our training

Register Now

Contact us for more information