Pas përfundimit me sukses trajnimi “Aftësitë e Sipërmarrjes, Menaxhimit dhe Zhvillimit të një Biznesi të Suksesshëm”, rikthehet në datën 17 shator 2019.

Ky trajnim interaktiv do t’ju mësojë dhe zhvillojë aftësitë sipërmarrëse, menaxheriale dhe të marketingut, duke pasur parasysh trendet e fundit, të aplikuara në kompanitë më të suksesshme perëndimore, të vendosura në kontekstin ekonomik shqiptar. Njohja me shkollën e Suksesit.

Kohëzgjatja e Trajnimit:

1 muaj, i përbërë nga 8 seanca (2 herë në javë, të Martën dhe të Enjten, ora 18:30-20:30)

Vendodhja:​

Tek ETC (European Trade Center), pas Piramidës.

Tarifa E Trajnimit:​

199 Euro – nëse pagesa kryhet menjëherë 180 Euro.

Certifikatë​

Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikatë.

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?

  • Për sipërmarrësit e fushave të ndryshme të biznesit, duke përfshirë edhe krijuesit e startup-ve.
  • CEO-t, Menaxherët dhe Drejtuesit e Profesioneve të lira.
  • Per menaxheret dhe ata qe duan te nisin rrugetimin fushen e biznesit
  • Veçanerisht ata që duan të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale në menyrë që të ndryshojnë rrënjësisht mentalitetin, të rrisin në mënyrë të ndjeshme pritshmëritë, duke maksimalizuar arritjet e tyre.
  • Studentët e Masterit dhe ata që kanë mbaruar Masterin.

Temat e Trajnimit:

Tema 1: Si të identifikojmë ëndrrën profesionale, talentin. Rrugëtimi i ëndrrës drejt parasë. Rëndësia e Mentorimit. Shembujt e suksesit sot në botë në fushën e Sipërmarrjes dhe Menaxhimit. Implementimi në sipërmarrjet shqiptare.

Tema 2: Identifikimi, njohja dhe zhvillimi i aftësive sipërmarrëse. Vendimarrja në kushtet e riskut dhe pasigurisë, si zakoni më i rëndësishëm për të patur sukses. Fuqia dhe Teoritë e Motivimit.

Tema 3: Funksionet bazë të menaxhimit. Roli i aftësisë sipërmarrëse si një funksion i pestë. Faktorët bazë të prodhimit. Kush është sipërmarrësi i së ardhmes? Pse 1% e njerëzve kanë sukses? Cilat janë hapat dhe veprimet që duhet të bëjmë, për të patur sukses?

Tema 4: Si të ndërtojmë një sipërmarrje të suksesshme? Rëndësia që ka teknologjia dhe rrjetëzimi. Si të krijojmë dhe të përshtatemi me klimën krijuese sipërmarrëse dhe menaxheriale? Lidershipi dhe llojet e tij. Si të ndërtojmë një lidership të suksesshëm? Analiza e lidershipeve më të suksesshëm sot në botën e biznesit dhe zbatimi i tij në kontekstin e biznesit shqiptar.

Tema 5: Si ta vlerësojmë dhe ndërtojmë një plan biznesi? Parimi 80/20 i Paretos. Menaxhimi strategjik i biznesit. Ndërtimi i një strategjie fituese biznesi. Strategjia e marketingut, strategjia e marketingut dixhital.

Tema 6: Aftësia shitëse, aftësia më e shpërblyer sot në botën e biznesit. Elementët e saj. Inovacioni dhe Marketingu, dy shinat në të cilat ecën biznesi sot. Zakonet që duhet të ndjekë gjithsecili për të qenë i suksesshëm. Analiza e të gjitha hapave që nevojiten të ndjekë një menaxher dhe sipërmarrës i suksesshëm.

Metodologjia:

Do të sillet menaxhimi në tre dimesionet e tij, 1- Shkencë, 2- Praktikë dhe 3- Art, duke bërë të mundur të interpretohen aftësitë sipërmarrëse dhe menaxhuese deri në 95%. Do të sillen në fokus trajnerët kryesorë sot në botë, të motivimit dhe suksesit.

Temat e leksioneve do të vendosen në kontekstin e kompanive të të trajnuarve, në mënyrë që të maksimalizohet rezultati. Trajnimi për Sipërmarresit, CEO-t, Menaxherët rajonalë, Profesionet e lira, do të identifikojë dhe zhvillojë nga njëra anë strategjitë dhe platformat e përbashkëta dhe nga ana tjetër sfidat dhe specifikat konkrete.

Contact Us
to Get More Information

Për t’u bërë pjesë e trajnimit, dërgoni një email në:

Scroll to Top

become part of our training

Register Now

Contact us for more information