Një fushatë e suksesshme marketingu mund të bëjë të gjithë diferencën në 2022.
Dixhitalizimi i proceseve është një nga pikat më të forta të trajnimeve tona: se sa i rëndësishëm është ky projekt po e tregon vetë koha ku po jetojmë. Ndaj një strategji e komunikuar drejt duke përdorur këto mjete dixhitale duhet marrë me seriozitetin më maksimal. Kjo nuk do të thotë që të harrojmë praktikat sociale: në fund të fundit, po komunikojmë me njerëz: Por ky artikull ka në fokus vetëm aspektin teknologjik.
Ditët e sotme, ka shumë kanale të ndryshme dhe taktika novatore që një markë mund të përdorë për të arritur audiencën e saj të synuar. Është e rëndësishme të dini se në cilat prej tyre të ndërtoni një prani dhe si të paraqiteni atje nëse shpresoni të krijoni strategjinë më efektive të marketingut. Por le të ndalemi në këto pika:
1. Zhvillimi i një marke për t'iu përshtatur çdo kanali
Jini të vetëdijshëm për të gjitha mediat sociale dhe përgatituni të përqendroni target-grupin tuaj dhe të përshtateni në mënyrë krijuese. Markat duhet të paraqesin zërin e duhur në çdo kanal për të angazhuar audiencën e tyre të synuar. TikTok ka vendin e vet, por përmbajtja nuk mund të përputhet me reklamat tuaja në Facebook - zëri juaj vizual duhet të ndryshojë në secilin rast. Nuk është më një lojë sociale e vetme dhe evolucioni i markës suaj është çelësi për të shfrytëzuar fuqinë e secilit kanal.
2. Theksoni rehatinë dhe kënaqësinë
Njerëzit po kërkojnë rehati dhe kënaqësi teksa përshtaten me botën post-Covid. Markat që theksojnë paqen shpirtërore, traditën, familjen - komoditetin e një lidhjeje të shëndoshë me të tjerët do të kenë pa diskutim avantazh. Ata që mund t'i shtojnë kënaqësi përvojës së klientit do të shkëlqejnë: Zgjedhja është e juaja. Por mos merrni për bazë vetëm sugjerimet tona. Këto janë fjalë për fjalë këshillat e Jeff Bradford nga Dalton Agency.
3. Ndërtimi i Strategjive të të Dhënave të Palës së Parë (First-Party Data)
Le të bëhemi pak më teknikë: Filloni të ndërtoni strategjinë tuaj të të dhënave të palës së parë. Thënë më thjeshtë: Për shumë organizata, kjo fillon me vlerësimin se si një platformë e caktuar e të dhënave të klientit përshtatet në infrastrukturën e biznesit tuaj. Kjo përfshin vlerësimin e elementëve të ndryshëm teknologjikë të lidhur drejtpërdrejt me biskotat e famshme cookies, ID-të e pajisjeve celulare dhe rregulloret e tjera të privatësisë së të dhënave, përshtatja e komunikimeve tuaja grafike me pajisje të ndryshme duke gjeneruar të dhëna nga audienca të ndryshme por të mirëpërcaktuara kur vjen puna tek analiza e biznesit dhe plani i marketingut, fjalori i zgjedhur që komunikojmë me secilën palë deri në elemente më specifike dhe teknike. Parimisht është e qartë thuajse për të gjithë në këtë fushë; vështirësia qëndron gjithmonë në aplikim dhe në analizën që e ndjek një strategji të tillë.
4. Përdorimi i mjeteve tregimitare (Storytelling) në platformat dixhitale të orientuara te video
Për vitin 2022 në mënyrë të vecantë, ndryshimi dramatik në zakonet e përditshme të konsumatorëve rreth qasjes së tyre ndaj komunikimit me video është kritik. Markat duhet të rregullojnë të menduarit e tyre nga "kanali" në "përvojë". Platformat më të mëdha të argëtimit në botë sot janë online, dixhitale dhe sipas kërkesës (on-demand). Përshtatja me mjetet e reja të komunikimit (storytelling) të këtyre platformave duhet konsideruar si një ushtrim thelbësor për markat këtë vit por edhe në vazhdim. Se sa efektive janë, këtë do t’jua tregojnë dashboard-et profesionale me statistikat e tyre në kohë reale që nëse nuk i njihni ende…epo… kjo nuk është një shenjë e mirë.
5. Tregimi i mikro historive
Me TikTok, Instagram Reels dhe YouTube Shorts, hapësira e vëmendjes së të gjithëve po bëhet gjithnjë e më e shkurtër. Ne duhet të jemi në gjendje t'i lidhim njerëzit në tre deri pesë sekondat e para dhe të mbajmë vëmendjen e tyre derisa të arrijmë “shpërblimin” e tyre në fund. Kjo mund të bëhet në mënyrë shumë efektive duke treguar ato që Sun Yi nga “Night Owls” i quan mikro histori.
Në fakt, nuk është aq e padëgjuar sa c’duket. E vërtetë, vëmendja ka humbur, por edhe dikur, një reklamë e suksesshme dukej që në sekondat e para: thjesht sot duhet të jetë e thjeshtëzuar qoftë dhe në realizim, por të të tërheqë me mesazhin e saj, sado sipërfaqësor të na duket ai.
Kemi dhe kaq shumë më shumë për të diskutuar, por nuk i dimë ne të gjitha. Na tregoni dhe ju dicka. Ju presim ne hapesirën e komenteve.