GEA - Global Entrepreneurship Academy

Global Entrepreneurship Academy fillon sezonin e ri të edukimit & trajnimit multidimensional në degën “Sipërmarrje & Menaxhim”. Regjistrohuni!

◼️ Trajnimi do të zhvillohet përgjatë një periudhe 1 mujore duke nisur nga data 26 tetor, me pjesëmarrje 2 herë në javë, të merkurë dhe të premte, në orën 18:00-20:00
◼️ Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meetings.
◼️ Trajnimi është i konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë gjithashtu dhe metodat e sotme të aplikuara në shkollat profesionale amerikane dhe europiane.
1. Kurrikula akademike të përditësuara.
2. Praktika interaktive të marra si ‘Case study’ nga kompanitë më të njohura perëndimore.
3. Literatura e përdorur është amerikane.

Ky Edukim-Trajnim Multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege.
➞ Menaxhimin në të gjitha dimensionet e tij: Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategjitë e Marketingut dhe Marketingun Dixhital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim dixhital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuritë në kontabilitet për menaxherët dhe sipërmarrësit si dhe planifikimin financiar
➞ Fuqinë e lidershipit: lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhimin strategjik të Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
➞ Funksionimin ligjor dhe financiar të një organizate biznesi: Tregjet e kapitaleve & Bursa e titujve.
➞ Si të perdorim dhe kuptojmë fuqinë e artit kur ndërthuret me fushatat e marketingut dhe brandin e kompanisë: njohuritë bazë në fotografi, video, banera reklamues, grafika dixhitale dhe tools (mjete) teknologjikë online në funksion të tyre.
➞ Si të menaxhojmë të gjitha proceset e punës nepermjet celularit: platformat dhe aplikacionet që nevojiten.
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura,për shitblerje online.
➞ Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
➞ Përgatitja dhe prezantimi i një ‘Plani Biznesi’
➞ Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri trajtohen nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.

◼️ Të gjithë pjesëmarrësit në fund të trajnimit do të pajisen me certifikatë.

sqSQ
Scroll to Top

become part of our training

Register Now

Contact us for more information

×

Powered by WhatsApp Chat

× Ju mund të na shkruani këtu..