
Akademia GEA do te zhvillojë edukim – trajnimin përgjatë një periudhe 5 mujore duke nisur nga data 28 Janar dhe mbaron në 25 qershor 2021, me një pjesëmarrje 2 herë në javë, të martë dhe të enjte, në orën 18:00-20:00




Dega e Ekspertit Imobiliar & E-pronat është e konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.




Pas edukim – trajnimit multidimensional pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë.
– Sipërmarrja në tregun e pasurive të paluajtshme
– Si bëhet vlerësimi për pasuritë e paluajtshme
– Regjistrimi i pasurive të paluajtshme
– Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
– Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare
– Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore
– Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të paluajtshme
– Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të paluajtshme, strategjitë dixhitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.
– Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit dixhital
– Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar
– Aftësitë shitëse do të sillen nëpërmjet analizave të tregut të Amerikës Veriore dhe atij shqiptar
– Zhvillimi urban i Tiranës dhe i zonave turistike
– Si mund të perdorim hartat elektronike, detajet hartografike dhe ndërtimore të pronave. Sistemi GIS
– Si zhvillohet online sipërmarrja e pronave të paluajtshme dhe shpjegimi në mënyrë interaktive i përdorimit të tools-ave
Trajnerët janë profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të patundshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliarë, menaxherë senior marketingu dhe shitjesh.


Regjistrimit:
Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor ose profesional, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.
Tarifa:
Pagesa ështe 699 eur dhe mund të kryhet me 3 këste. Pjesëmarrësit në edukim - trajnim do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër do te paguhet gjate kohes se trajnimit. Nese paguhet menjehere pagesa eshte 600 eur dhe paguhet përgjatë 10 ditëve të para të të edukim - trajnimit.