
GEA - Global Entrepreneurship Academy
Global Entrepreneurship Academy, pas përfundimit me sukses të sezonit të tretë, fillon sezonin e katërt të edukimit & trajnimit multidimensional në degën “Sipërmarrje & Menaxhim”.





1. Kurrikula akademike të përditësuara.
2. Praktika interaktive të marra si ‘Case study’ nga kompanitë më të njohura perëndimore.
3. Literatura e përdorur është amerikane.
➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege.
➞ Menaxhimin në të gjitha dimensionet e tij, Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategjitë e Marketingut dhe Marketingun Dixhital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim dixhital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuritë në kontabilitet për menaxherët dhe sipërmarrësit si dhe planifikimin financiar
➞ Fuqinë e lidershipit: lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhimin strategjik të Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
➞ Funksionimin ligjor dhe financiar të një organizate biznesi: Tregjet e kapitaleve & Bursa e titujve.
➞ Si të perdorim dhe kuptojmë fuqinë e artit kur ndërthuret me fushatat e marketingut dhe brandin e kompanisë: njohuritë bazë në fotografi, video, banera reklamues, grafika dixhitale dhe tools (mjete) teknologjikë online në funksion të tyre.
➞ Si të menaxhojmë të gjitha proceset e punës nepermjet celularit: platformat dhe aplikacionet që nevojiten.
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura,për shitblerje online.
➞ Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
➞ Përgatitja dhe prezantimi i një ‘Plani Biznesi’
➞ Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri trajtohen nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.





Pjesëmarrësit në trajnim do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër do te paguhet gjate kohes së edukim – trajnimit.

