Global Entrepreneurship Academy

Akademia GEA - zhvillon Edukimin & Trajnimin multidimensional 3-mujor në Degën Ekspert Imobiliar & E-Pronat.

  • GEA – Global Entrepreneurship Academy zhvillon Edukimin & Trajnimin Multidimensional 3-mujor në Degën Ekspert Imobiliar & E-Pronat, që fillon në 19 Tetor 2020 deri më 12 Janar 2021 me anë të platformës online Zoom Meeting.
  • Akademia GEA përfundoi sezonin e parë të edukimit dhe trajnimit, tashmë si fillimi i një historie suksesi, duke e finalizuar edhe me dhënien e certifikatave.
  • Ju garantojmë se ambiciet tona janë për të rritur një sipërmarrës që konkuron me sfidat e sotme shqiptare dhe botërore.
  • Dega e Ekspertit Imobiliar & E-pronat është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.
  • Trajnimi do të zhvillohej tek Galeria ETC ose tek Tirana International Hotel, por në këto kushte ai do të vijoj të zhvillohet online në platformën Zoom meeting.
  • Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar. Literatura që do të përdoret do të jetë amerikane.
  • Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë, përkatësisht në ditën e martë dhe të enjte ora 18:00 -20:00.
  • Pas trajnimit pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me çertifikatë.
  • Tarifa:
    Pagesa normale ështe 499 euro. Pjesëmarrësit në trajnim do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër do të kryhet gjatë kohës së trajnimit.
    Nëse paguhet menjëherë pagesa është 400 euro.
    Çdokujt, që nuk i plotësohen pritshmëritë, që në seancën e parë ka të drejtën e tërheqjes së pagesës mbrapsht.

global Entrepreneurship Academy

edukim & trajnimi multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

  • Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
  • Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme
  •  Vlerësimi i pasurive të patundshme
  •  Regjistrimi i pasurive të patundshme
  •  Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
  •  Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare
  • Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore
  •  Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme
  • Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të patundshme, strategjitë digjitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.
  • Të gjitha ata që do të mbarojnë këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale në tregun e pasurive të patundshme.
  • Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.
  •  Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave
  • Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit digjital
  •  Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar
  • Aftësitë shitëse do të sillen nëpërmjet analizave të tregut të Amerikës Veriore dhe atij shqiptar
  • Si zhvillohet online sipërmarrja e pronave të patundshme dhe shpjegimi në mënyrë interaktive i përdorimit të tools-ave
  • Trajnerët do të jenë: Profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të paluajteshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliar, menaxher Senjor Marketingu dhe Shitjesh.
  • Kushtet e Regjistrimit:Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.
sqSQ
×

Welcome to GEA Academy

× Ju mund të na shkruani këtu..