Edukim & Trajnim Multidimensional 5 Mujor Në Degën Ekspert Imobiliar & E-Pronat

Objektivi

  • Akademia GEA përfundoi sezonin e parë të edukimit dhe trajnimit, tashmë si fillimi i një historie suksesi, duke e finalizuar edhe me dhënien e certifikatave më dt. 16 shtator 2020.
  • Akademia ka përgatitiur kurikulën e Edukimit & Trajnimin 5-mujor, në mënyrë që në mbarim çdonjeri është gati me dijen që ka marrë, të krijojë sipërmarrjen e tij.
  • Ju garantojmë se ambiciet tona janë për të rritur një sipërmarres që konkuron me sfidat e sotme shqiptare dhe botërore.
  • Dega e Ekspertit Imobiliar & E-pronat është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.
  • Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar. Literatura që do të përdoret do të jetë amerikane.

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?

  • Personat që  kanë  dëshirë të  bëhen konsulent imobiliar.
  • Për të  gjithë  ata që  duan te ndërrojnë profesionin dhe të bëhen Ndërmjetës i pasurive të paluajtëshme.
  • Per menaxherët dhe drejtuesit Agjensive Imobiliare .
  • Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.

Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

1) Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij. 2) Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme. 3) Vlerësimi i pasurive të patundshme. 4) Regjistrimi i pasurive të patundshme. 5) Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave. 6) Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare. 7) Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore. 8) Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme. 9) Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të patundshme, strategjitë digjitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave. Të gjitha ata që do të mbarojnë këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale në tregun e pasurive të patundshme. Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.

10) Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave. 11) Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit digjital. 12) Zhvillimi urban i Tiranës dhe zonave turistike. 13) Si mund të përdorim hartat elektronike, detajet hartografike dhe ndërtimore të pronave. Sistemi GIS 14) Përgatitja dhe prezantimi i një Plani Biznesi. Trajnerët do të jenë: Profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të paluajteshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliar, menaxher Senjor Marketingu dhe Shitjesh.

We're here for you!

Regjistrohuni këtu!

Për t’u bërë pjesë e trajnimit, dërgoni një email në

[email protected] ose [email protected]

ose mund të dërgoni SMS në +355 69 2020558.

sqSQ
×

Welcome to GEA Academy

× Ju mund të na shkruani këtu..