
GEA – Global Entrepreneurship Academy, fillon sezonin e ri të edukimit & trajnimit multidimensional në degën “Ekspert Imobiliar & E-pronat”.
GEA
Akademia GEA do të zhvillojë edukim – trajnimin përgjatë një periudhe 3 mujore duke nisur nga data 1 prill, me një pjesëmarrje 2 herë në javë, të martë dhe të enjte, në orën 18:00-20:00

Dega e Ekspertit Imobiliar & E-pronat është e konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.



– Si bëhet vlerësimi për pasuritë e paluajtshme
– Regjistrimi i pasurive të paluajtshme
– Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
– Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare
– Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të paluajtshme
– Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të paluajtshme, strategjitë digjitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.
Trajnerët janë profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të patundshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliarë, menaxherë senior marketingu dhe shitjesh.
Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor ose profesional, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.
# Edukim – Trajnimi është edhe për ata që jpunojnë si jurist, ekonomist, bankiere, menaxhere etj.

