Çfarë përfitoj nga edukim-trajnimi “Sipërmarrje & Menaxhim?

Përshëndetje miq të GEAs! Sa e sa herë e kemi pyetur të gjithë veten: “Po mirë, edhe çfarë do të fitoj nga ky trajnim?” sa herë na kanë propozuar një ofertë të re për të ndjekur një workshop ose seancë informuese në lidhje me profesionin tonë ose biznesin që drejtojmë?
Ne te GEA, e kemi përgjigjen. Në përfundim të të gjithë paketës me module në kurrikulat 3 dhe 5 mujore, ju do të jeni në gjendje të kapërceni çdo vështirësi teorike dhe teknike lidhur me sipërmarrjen duke analizuar në mënyrë korrekte situatën aktuale në Shqipëri por dhe tendencat e reja apo që priten në të ardhmen.
E dukeqenëse jemi tek tema e trendeve: Domosdoshmëria për njohjen sa më të thellë të elementëve dixhitalë (sigurisht, brenda për brenda profilit dhe nevojave tuaja) vjen gjithmonë në rritje: platforma me metodologji të reja krijohen çdo ditë; disa dështojnë dhe disa janë të suksesshme, por është detyrë e gjithësecilit prej nesh të jetë praktik në botën ritmike të teknologjisë. Për këtë arsye, në akademinë tonë i kushtojmë një fokus të madh aftësive dixhitale, duke nisur nga marketingu dixhital dhe sistemet e informacionit, deri tek njohja dhe përdorimi i saktë i website-it por dhe brendit vizual/dixhital të një kompanie.
Zhvillimi personal mbetet një fokus i rëndësishëm i trajnimeve tona. Është një temë, e cila pavarësisht se zhvillohet më vete, na ndjek gjatë të gjithë kohës, dukeqenëse modulet janë konceptuar si bashkëplotësuese të njëra-tjetrës, se sa si njohuri të shkëputura; Qëllimi i akademisë nuk është të formojë teknikisht ekspertë të secilit profil, por të pajisë cilindo sipërmarrës ose student që synon fushën e biznesit, me njohuritë kyce dhe lidhjet mes tyre për zhvillimin e kompanisë. Një modul plotësues në këtë drejtim është “Lidershipi në biznes”, i cili gjithmonë, e theksojmë se fillon nga vetja: “Lead by example!” Ky lidership do të ishte i paplotë, pa vlerësimin e duhur dhe shpesh të munguar në kompanitë shqiptare, të departamentit të burimeve njerëzore.
Një nga modulet më të rëndësishme është “Menaxhimi si Art-Shkencë-Praktikë”. Cdo ditë që kalon, bindemi gjithmonë dhe më shumë për domosdoshmërinë e një menaxhimi serioz por dhe fleksibël, jo vetëm në terma biznesi, por dhe përgjatë përditshmërisë sonë personale. Konsiderohet shpesh si dicka që mund ta bëjë lehtësisht cdokush, por cdo ditë vazhdojmë të dëgjojmë përvoja të ndryshme që vërtetojnë të kundërtën.
Gjithashtu, njohja e duhur e pasqyrave financiare dhe planifikimit financiar është një pikë kthese për cdo sipermarrje, jo vetëm në fillimet e saj kur besimi tek ekonomisti është tej mase i rëndësishëm, por dhe gjatë rrugëtimit të mëtejshëm, kur kontabiliteti mundet edhe të të rrezikojë kompaninë nëse bie në duart e gabuara. Në po këtë linjë teknike, do të vazhdojmë me njohjen e taksave dhe tatimeve, si një domosdoshmëri për përgatitjen financiare, në mënyrë që kur të kalojmë te moduli “Analiza e biznesit dhe statistikat” të jemi në gjendje të marrim vendime të pjekura, progresive por kryesisht, të qarta dhe të prekshme.
Funksionimi ligjor është një tjetër kleckë e bezdisshme për cdo sipërmarrës. Ndaj në akademinë GEA e zhvillojmë si një modul më vete.
Një nga trajnimet më të kërkuara vazhdon të mbetet “Tregjet e kapitaleve dhe bursa”. Për fat të keq, në Ballkan kjo vazhdon të mbetet një ngërc i mirëfilltë, por kjo nuk na pengon të formohemi me synime globale, si dhe vetë emri i akademisë.
Ne sigurohemi që të gjitha këto njohuri të vijnë të konsoliduara në funksion të zhvillimit të një plani konkret biznesi, për ta shndërruar start-up- in ose kompaninë tuaj të vogël në një sipërmarrje të mirëfilltë, ose për të qenë të aftë ta bëni vetë ju kapërcimin nga një biznes i vogël ose i mesëm, në një franchise multifunksional në terren dhe online.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

en_USEN
×

Welcome to GEA Academy

× Write to us here...