Add Your Tooltip Text Here
🎯 GEA – Global Entrepreneurship Academy, fillon sezonin e ri të edukim - trajnimit multidimensional në degën “Ekspert Imobiliar & E-pronat”.
📅 Trajnimi do të zhvillohet përgjatë një periudhe 5 mujore duke nisur nga data 8 shkurt, me pjesëmarrje 2 herë në javë, të martë dhe të enjte, ⏰ në orën 18:00-20:00
📌 Trajnimi do të zhvillohet online në kohë reale në Platformën Zoom Meetings.
🏡 Dega “Ekspert Imobiliar & E-pronat” është e konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që përdoren janë kurrikula akademike të përditësuara. Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar.
📖 Literatura që do të përdoret është amerikane.
📌 Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

📖 Ky trajnim multidisiplinor do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

💼 Të gjitha ata që do të ndjekin këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale të tregut të pasurive të paluajtshme, e dhënë kjo nëpërmjet ‘case studies’ konkrete jo vetëm ndërkombëtare, por mbi të gjitha lokale.
📌Trajnerët janë jo vetëm profesorë të njohur të fushës, por kanë edhe përvoja të konsoliduara në sipërmarrje, të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore: noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të paluajtshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliarë, menaxherë senior marketingu dhe shitjesh.
📌Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor ose Profesional, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë edukim-trajnim.
Vlera e trajnimit është 800 EUR. Pagesa kryhet me këste. Nëse zgjidhni të paguani vlerën e plotë menjëherë në fillim, pagesa ka një zbritje në vlerën 100 EUR. Vlera e regjistrimit në akademi (si pjese e pagesës së plotë) është 100 EUR. Por, nëse pas seancës së parë, ju mbeteni të pakënaqur dhe dëshironi të mos vazhdoni ta ndiqni trajnimin, kjo pagesë ju kthehet pas.

All participants in the training will be provided with a certificate.

en_USEN
×

Welcome to GEA Academy

× Write to us here...