Përshëndetje!

E mbani mend këtë fotografi?

Ju kemi përshëndetur virtualisht para 1 viti nga aktiviteti ynë i ndarjes së certifikatave. Kurse me foton e dytë, ju përshendesim për t’ju ftuar të regjistroheni në sezonin e tretë të akademisë GEA, në degën që ju zgjidhni si më të domosdoshme për formimin ose forcimin e aftësive tuaja sipërmarrëse dhe në fushën e pasurive të paluajtshme.

Por, duke mos përjashtuar mundësinë që edhe të keni harruar ndonjë detaj, ju rikujtojmë se Akademia GEA zhvillon edukim & trajnime në degët “Sipërmarrje & Menaxhim” dhe “Ekspert Imobiliar & E-Pronat” nëpërmjet kurrikulave tona plotësisht konkurruese në tregun europian, duke ju ofruar gjithçka që nuk jua mëson universiteti.
 
Kohëzgjatja e paketave është 3 mujore dhe 5 mujore dhe zhvillohen nga profesorë të njohur dhe sipërmarrës që vijnë nga bota e biznesit, me një ekspertizë shumëvjeçare dhe konkrete në tregun shqiptar dhe jo vetëm.
 
E veçanta e Akademisë GEA? E gjithë dija dhe praktika që do të jepet është plotësisht aplikative dhe e përditësuar me trendet, standardet dhe ritmet e zhvillimeve ndërkombëtare, në përputhje me profilet më të suksesshme dhe të mirëpaguara për rolin e menaxherit, sipërmarrësit dhe profesionin e ekspertit imobiliar.
 
Për më shumë informacion, tek ky link mund të shfletoni broshurën tonë informative, si dhe ta ndani me këdo që mendoni se mund të jetë i interesuar.
 
Por, mos u mbështesni vetëm në fjalët tona. Në rrjete sociale kemi ndarë përvojat e Arzetës, Blerinës, Dejvid, Lidës, por për më shumë, do të duhet të vini vetë për ta parë me sytë tuaj…

Përpara se të largohemi, ju propozojmë 2 ofertat tona.

Nëse nuk mbeteni të kenaqur…? Aspak problem! Keni garanci tërheqjeje të kestit tuaj të parë brenda javës së dytë të trajnimit. Po e vërtetë, pagesa kryhet e ndarë në këste. 

Për çdo informacion, drejtojuni website-it tonë ose kontaktoni drejtpërdrejt në adresën tonë të e-mail-it ose via WhatsApp në numrin: +355 69 334 0922.

Ju mirëpresim! 

en_USEN
Scroll to Top

become part of our training

Register Now

Contact us for more information

×

Powered by WhatsApp Chat

× Write to us here...