GEA – Global Entrepreneurship Academy fillon sezonin e ri të edukimit & trajnimit multidimensional në degën “Sipërmarrje & Menaxhim”

GEA

◼️ Akademia GEA do të zhvillojë Edukim – Trajnim multidimensional përgjatë një periudhe 3 mujore duke nisur nga data 2 prill, me një pjesëmarrje 2 herë në javë, të merkurë dhe të premte, në orën 18:00-20:00
◼️  Edukim – Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meeting.

1. Kurrikula akademike të përditësuara.
2. Praktika interaktive të marra si ‘Case study’ nga kompanitë më të njohura perëndimore.
3. Literatura e përdorur është amerikane.

Ky Edukim – Trajnim Multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege.
➞ Menaxhimin në të gjitha dimensionet e tij, Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategjitë e Marketingut dhe Marketingun Dixhital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim digjital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuritë në kontabilitet për menaxherët dhe sipërmarrësit si dhe planifikimin financiar.
➞ Fuqinë e lidershipit: lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhimin i Burimeve Njerëzore .
➞ Funksionimin ligjor dhe financiar të një organizate biznesi: Tregjet e kapitaleve & Bursa e titujve.
➞ Si të perdorim dhe kuptojmë fuqinë e artit kur ndërthuret me fushatat e marketingut dhe brandin e kompanisë: njohuritë bazë në fotografi, video, banera reklamues, grafika dixhitale dhe tools (mjete) teknologjikë online në funksion të tyre.
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura,për shitblerje online.
➞ Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
➞ Përgatitja e një ‘Plani Biznesi’.
# Ky edukim – trajnim rekomandohet më shumë për ata që janë ose duan të bëhen specialistë në funksione të ndryshme në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes, si edhe menaxherë në fusha të ndryshme të biznesit dhe sipërmarrjes.

◼️ Të gjithë pjesëmarrësit në fund të trajnimit do të pajisen me certifikatë.
◼️ Kohëzgjatja: Fillon më 02 Prill dhe mbaron më 29 qershor 2021.
◼️ Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka një bachelor apo ka mbaruar master shkencor/profesional është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim.

# Kandidatët mund të jenë studentë, specialistë, punonjës banke, menaxherë etj.

◼️Pagesa ështe 499 eur, e cila mund të paguhet me 3 këste.
Pjesëmarrësit në trajnim do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër do të paguhet gjatë kohës së trajnimit. Nëse paguhet menjeherë pagesa është 400 eur dhe pjesa prej 300 eur bëhet përgjatë 10 ditëve të para të edukim – trajnimit.
sqSQ
×

Welcome to GEA Academy

× Ju mund të na shkruani këtu..