Edukim & Trajnim Multidimensional 3 Mujor në Degën e Sipërmarrje & Menaxhim

Kohëzgjatja e Trajnimit
Akademia ka përgatitiur kurikulën e Edukimit & Trajnimin 3-mujor, në mënyrë që në mbarim të trajnimit, çdonjëri të jetë gati me dijen që ka marrë, të krijoj sipërmarrjen e tij.
Trajnimi do të zhvillohet për 12 javë, me pjesëmarrje dy herë në javë, (të merkurë dhe të premte), në orën 18:00.
Fillimi i Trajnimit
Ekspert Imobiliar & E-Pronat, që fillon në 27 Tetor 2020 deri më 23 Mars 2021.
Vendodhja
Me anë të platformës online Zoom Meeting.
Tarifa e Trajnimit
Tarifa e plotë: Pagesa është 499 euro.
Pagesa realizohet me këste, nëse është paguar fillimisht tarifa minimale 100 euro.
Nëse realizohet pagesa menjëherë është 400 euro. Nëse dikujt nga pjesëmarrësve, nuk i kënaqen pritshmëritë, mund të largohet që pas modulit të parë, duke tërhequr edhe shumën e 100 eurove të regjistrimit.
Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me Certifikatë.
Për t’u bërë pjesë e trajnimit, dërgoni një email në
[email protected] ose [email protected],
ose mund të dergoni SMS në +355 69 2020558.
Përshkrimi i Trajnimit
Objektivi
- Akademia GEA përfundoi sezonin e parë të edukimit dhe trajnimit, tashmë si fillimi i një historie suksesi, duke e finalizuar edhe me dhënien e certifikatave më dt. 16 shtator 2020.
- Ju garantojmë se ambiciet tona janë për të rritur një sipërmarrës që konkuron me sfidat e sotme shqiptare dhe botërore.
- Trajnimi është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë edhe metodat e sotme në shkollat profesionale Amerikane dhe Europiane.
1. Kurrikula akademike të përditësuara.
2. Praktika interaktive të marra si Case study nga kompanitë më të njohura perëndimore.
3. Literatura, që do të përdoret do të jetë amerikane.
Çdo njëri nga ju do mund të dhjetëfishojë pritshmëritë e tij!
Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?
- Secili nga kandidatët, që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka një Bachelor apo ka mbaruar master shkencor është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë Trajnim multidimensional.
- Profesionistët e të gjitha fushave .
- Menaxherët dhe punonjësit e të gjitha niveleve .
- Drejtuesit e bizneseve dhe punonjësit e administratës publike.


Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege multi-dimesionale.
➞ Menaxhimi në të gjitha dimensionet e tij – Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategji Marketingu dhe Marketing Digjital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim digjital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuri Kontabiliteti për menaxherët dhe sipërmarrësit, si dhe Planifikim financiar
➞ Fuqia e Lidershipit, Lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot, në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
➞ Funksionimi Ligjor dhe financiar i një organizate biznesi – Tregjet e kapitaleve & Bursa
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura, për shit-blerje online.
➞ Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
➞ Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri, do të sillen tek ju, nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.